PLAZHI COPOCABANA – ULQIN


Nëse mendoni për vendin e vërtetë që do t’u ofrojë pushim të mendjes, shpirtit dhe trupit. Zgjedhja Juaj është Plazhi Copocabana , i cili gjendet në kilometrin e 6 -të Plazhit të Madh.

Në ketë vend do të përjetoni kënaqësi, sepse brengat e Juaja, problemet flutururojnë në kënd tjetër të botës.

Do të magjpseni me plazhin e gjatë rënor, i cili si vijë e vizatuar e piktorit bashkohet me ujin kristal të detit.

Në këtë parrajsë tokësore, me rënë të imtë , që përmban veçori sheruese minerale. Ju, do të përjetoni çaste magjike.


Pamja në ketë horizont të mrekullshëm të pambarim, do të zgjojë tek Ju ndjenjën e papërshkrueshme, e cila Ju shlirojë nga të gjitha brengat e përditshmërisë..Duke ju dorëzuar Diellit, detit , qetësisë të valëve.

Ato do ta qetësojnë mendjen dhe zemrën tuaj. Erërat e pasditës , me lojën e valëve të shkumëzuara , do tu zgjojnë ndjenjën se jeni në një plazh përrallor, në fund të botës. Dhe do të përfitoni energji pozuitive.

Në mbarim të ditës ku personalitetin tuaj e keni bashkuar me ketë natyrë të virgjër, do të përjetoni zhytjen e Diellit në det.

Do të shihni nuansat e rrezeve të trendofilta, të portokallta të diellit që e pikturojnë qiellin.



Dhe ky lamsh i kuqrremtë do të duket në syprinën e ujit me tone të argjendta.Do të përjetoni lojën e mrekullueshme të Diellit, Qiellit . Do t’i mbani mend gjatë në kujtesë, por këto pamje merrni me foto aparat me telefon celular. Mund t’i shënoni në ditarin tuaj. Ky vend është burim i pashterrshëm i i inspirimeve. Ndjenja se keni qenë pjesë e këtij përjetimi magjik, do të mbesë tek Ju përgjithmonë. Ajo do t’u përkujtojë se është e mundur të të përjetohet mrekullia , ringjallja e mendjes, e shpirtit dhe trupit . Në ketë parrajsë tokësore, në Plazhin Copacabana.